Një i ri u gjet i pajetë në një prej rrugicave të lagjes Nr.1 të Sarandës, rreth orës 14:20 të ditës së sotme.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.

Shtetasi L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

/tvklan.al