Ed Sheeran pushton edhe çmimet “iHeartRadio 2018”. Ai rrëmbeu 2 trofetë më të rëndësishëm të serisë së çmimeve më të famshme në Shtetet e Bashkuara. “Shape of You” u shpall kënga e vitit.

Ndërsa vetë 27-vjeçari mori trofeun e artistit të vitit, ndërsa ishte nominuar për 5 çmime.

Artistja e vitit u shpall Taylor Swift. Ndërsa Cardi B u kurorëzua si artistja më e mirë e re. Çmimet e muzikës iHeartRadio janë mjaft të famshme në Shtetet e Bashkuara. Vlerësimet jepen për këngët më të dëgjuara në mediat që janë pjesë e platformës iHeart, përfshirë edhe kërkimet në Shazam.

Tv Klan