Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) ka njoftuar se dy persona homoseksualë ishin viktima të një sulmi, që ka ndodhur të premten në mbrëmje në Ferizaj.

Nga ky sulm ata kanë pësuar lëndime në trup dhe fytyrë sdhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njoftoi CSGD dhe ka shtuar se sulmuesit, katër meshkuj, që janë arrestuar nga policia, nuk janë njohur me viktimat.

Incidenti ka ndodhur në vendin e punës së personave homoseksualë, raporton Radio Evropa e Lirë.

CSGD u bënë thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa të nevojshëm ligjorë dhe sulmuesve “tu jepet dënimi i merituar e jo të mbetet rast i pazgjidhur”.

Kjo qendër, po ashtu, ka shprehur keqardhje që këto sulme e konfirmojnë “nivelin e lartë të homofobisë dhe mungesën e tolerancës në shoqërinë tonë”./tvklan.al