Këngëtari shqiptar, Ermal Meta u rendit i treti

Grupi i rrokut “Maneskin” është fituesi i Festivalit të 71-të të Sanremos, me këngën “Zitti e buoni” – “i qetë dhe i mirë”. Ishin votat e publikut që i dhanë fitoren grupit nga Roma, mes 26 konkurrentëve që interpretuan në natën finale.

Në vendin e dytë u renditën Francesca Michieli & Fedez me këngën “Chiamami per nome”. Ndërsa këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta u klasifikua në vendin e tretë.

Kënga e tij ‘Një milion gjëra për të të thënë’ ishte deri në fund një nga konkurrentët kryesorë për të rrëmbyer çmimin e parë të Sanremos. Përveçse në treshen fituese, Meta u vlerësua me çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mire të festivalit.

Edhe pse pa praninë e publikut, Sanremo solli edhe këtë vit dhuroi emocione të forta për miliona italianë që e ndoqën nga ekrani, por edhe shumë shqiptarë.

Kënga fituese “Zitti e buoni” pritet të përfaqësojë Italinë në Eurovizionin e 2021 që do të mbahet në Roterdam. Meta është fitues i Sanremos të vitit 2018 me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Tv Klan