“Tirana Art Fest ka mbyllur edicionin e katërt me natën finale të zhvilluar në Sheshin Skënderbej. Të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës kanë performuar në disa disiplina, kërcim, këngë dhe multimedia. Spektakli i të rinjve u ndoq edhe nga kryebashkiaku Veliaj.

 “Kemi dashur që sheshin “Skënderbej” t’ia dedikojmë çunave dhe gocave të supertalentuar të gjimnazeve të Tiranës, që meritojnë duartrokitje, mbështetje, edhe gjithë inkurajimin tonë”.

Veliaj iu drejtua me një mesazh urimi maturantëve .

 “Unë e di që sot të jesh një gjimnazist ka shumë ngarkesë, ka shumë detyra që duhen bërë, shumë kurse që duhen ndjekur, por siç themi ne në bashki, ai ose ajo që është e mirë, i bën të gjitha. Del mirë edhe me mësime, edhe në sport, edhe në shoqëri, dhe si do shohim sot, edhe me spektakël. Dua t’ju uroj shumë sukses atyre që kanë provimet e maturës, jam shumë krenar për ju”.

“Tirana Art Fest” morën pjesë 40 gjimnaze të Tiranës, dhe u ndanë 20 çmime për të gjitha disiplinat.

Tv Klan