Titujt kryesorë 03 Prill 2009, ora 19 30

60 vjetori i Nato-s, Shqipëria e Kroacia, anëtare të Aleancës

Krerët e shteteve anëtare të NATO–s u mblodhën sot në Strazburg në samitin e Aleancës, që përkon dhe me 60–vjetorin e krijimit të saj. Për herë të parë në këtë samit marrin pjesë dy vendet e reja anëtare, Shqiperia dhe Kroacia.

Berisha në Reuters: Nato, mundësi për të ecur të sigurt

Në një intervistë për agjencinë Reuters kryeministri Sali Berisha, duke përshendetur antarësimin e plotë në NATO, e sheh hapjen e kësaj faqe të re për historinë Shqiptare, si një mundësi për të ecur të sigurt drejt zhvillimit.

Paralajmërimi i Obames: Terrorizmi kërcënon më shumë Europën

Presidenti amerikan Barak Obama paralajmeroi Europën se mund të jetë më e kërcënuar se Amerika, nga sulmet terroriste. Këtë dekalaratë kreu i Shtepisë së Bardhë e bëri në një konferencë për shtyp me presidentin francez, Sarkozi.

Zhvillimi i Kosovës, Thaçi takon Solanën në Bruksel

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi u takua sot në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian Havier Solana. Bisedimet mes dy liderëve u fokusuan në zhvillimin e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë.

Shkeli Sherihaitn, Talebanët masakrojnë 17 vjeçaren

Talebanët kanë masakruar një 17 vjeçare, e cila është pikasur nga fqinjët të dilte nga shtëpia me një mik. Sipas tyre ajo ka shkelur ligjin islamik, sipas së cilës asnjë femër nuk duhet të kryej marredhënie jashtëmartesore.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 03 Prill 2009, ora 19 30 – Spikere: Sonila Meço