Titujt kryesorë 11 Korrik 2008, ora 19:30

Lumë parash për ekonominë e Kosovës

Suksesi i Kosovës në konferencën e donatorëve. Për qeverinë e këtij vendi janë dhuruar plot 1.2 miliardë euro. Thaçi e Sejdiu udhëtim drejt Shtëpisë së Bardhë.

Miratohet buxheti suplementar, 270 mln USD

Qeveria ka miratuar buxhetin suplementar për vitin 2008. Pjesa më e madhe e 270 milion dollarëve shkon për infrastrukturën dhe deficitin buxhetor.

Alarm për bombë, evakuohet Aeroporti i Rinasit

Evakuohet aeroporti “Nënë Tereza”, pas një njoftimi për bombë. Zona është kontrolluar nga forca të shumta të policisë.

Provimi i “policëve”, kalojnë vetëm 5 nga 941

Skandal me provimin e pranimit në Akademinë e Policisë. Nga 941 konkurentë testin e kanë kaluar vetëm 5 prej tyre.

Albumi i Brunit, këngë dashurie për presidentin

Ka dal sot në shitje albumi më i fundit i me këngët e zonjës së parë të Francës Carla Brunit. Shumë prej këngëve i kushtohen dashurisë për presidentin Sarkozi.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 11 Korrik 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço