Titujt kryesorë 28 Qershor 2008, ora 19:30

Alibeaj: “Furtunë” shkarkimesh në KLD

26 gjyqtarë pritet të shkarkohen në mbledhjen e ardhshme të KLD-së. Propozimi vjen pas inspektimit të kryer nga ky institucion.

Doda: Emërimi i Olsian Çelës mesazh i keq shoqëror

Kryetarja e KKRT, Mesila Doda vlerëson se emërimi i Olsian Çelës në krye të prokurorisë së krimeve të rënda, është një mesazh i keq për shoqërinë.

Tuneli “Rrëshen – Kalimash”, përfundon gjysma  

Përfundon gjysma e punimeve në tunelin Rrëshen – Kalimash, pjesë e autostradës Durrës – Kukës. Topalli e quan vepra e mijëvjeçarit për shqipërinë.

Kosova mirëpret hetimin  e Këshillit të Europës

Institucionet e Kosovës mirëpresin nismën e KE, për hetimin ndaj akuzave që ka ngirur Carla del Ponte ndaj UÇK-së.

Kutia, Envisa Ajazi fiton 10 mijë euro

Studentja Envisa Ajazi, është fituesja e 10 mijë eurove në spektaklin më popullor “Kutia” e drejtuar nga Enkel Demi, por loja vazhdon

Edicioni i lajmeve e shtunë, 28 Qershor 2008, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi