Titujt kryesorë 31 Tetor 2010, ora 19:30

Tavo tek LSI, Vasili: Bashkim me socialistët e vërtetë

Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson si bashkim me socialistët e vërtetë ardhjen e Vangjel Tavos në grupin e saj parlamentar dhe si largim të detyruar nga një parti që drejtohet nga diktati i kryetarit.

Kapen 100 kg marijuanë, trafikanti thyen dy postblloqe policie

Policia e Gjirokastrës sekuestron 100 kilogramë marijuanë, por trafikanti, që dyshohet të jetë banor i Lazaratit, u shpëton prangave, pasi thyen dy postblloqe në rrugën Jorgucat-Kakavi.

Vrasjet e 14 Tetorit në Kavajë e Lushnje, i njëjti autor

Dy personat e vrarë natën e 14 Tetorit në Kavajë e Lushnje janë ekzekutuar nga i njëjti person. Balistika ka vërtetuar se plumbat kanë dalë nga e njëjta armë, ndërsa policia thotë se e ka identifikuar autorin si një përdorues droge që banon në Tiranë.

Atentat kamikaz në Stamboll, 1 viktimë e 22 të plagosur

Një sulm kamikaz ka përgjakur sot zonën më të njohur të Stambollit, Taksimin. Shpërthimi i mori jetën personit që mbante ekskplozivin dhe plagosi 32 të tjerë, mes të cilëve policë, turistë e kalimtarë të rastit.

“Këngët e Shekullit”, spektakli më i ndjekur edhe në Kosovë

“Këngët e Shekullit” ka shënuar një rekord audience edhe në Kosovë, duke u bërë spektakli më i ndjekur. Mbrëmë ai solli edhe duetin e pamundur mes Frederik Ndocit e Marie Krajës.

Ekspo Shangai 2010, më i shtrenjtë se Lojërat Olimpike

Ekspo Shangai 2010 ka kaluar të gjitha parashikimet. Panairi i madh i biznesit, i hapur 6 muaj më parë, është vizituar nga 70 milionë njerëz. Për të Kina ka shpenzuar më tepër se për Lojërat Olimpike të Pekinit.

Seria A, Lacio fiton Palermo dhe ruan kryesimin

Lacio ka fituar edhe në transfertën e Palermos duke ruajtur vendin e parë në klasifimin e Serisë A. Kryeqytetasit ndiqen nga Interi që mori vendin e dytë, pas humbjes së Milanit në ndeshjen me Juventusin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 31 Tetor 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çico