Titujt kryesor, 8 Prill 2010 ora 19 30

Berisha: Do të digjitalizojmë procesin e votimit

Kryeministri Sali Berisha deklaroj sotë në seancë plenare të kuvendit se do të dixhitalizoj procesin e votimit për të garantuar në këtë mënyrë transparencë të plot të zgjedhjeve.

Patozi: Rama po privatizon PS. Përjashtoi oponencën në parti

PD akuzon kreun e PS se me perjashtimin e oponences, po synon që ta privatizojë këtë parti, duke e kthyer atë në modelin e dikurshëm komunist. Nënkryetari Patozi shprehet se mbështet deklaratat e Presidentit për kandidatura jo politike për gjykatën e lartë e atë kushtetuese.

Tadiç mban prmtimin e Metës: Do të zhvilloj Preshevën

Pas premtimit të dhënë zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Ilir Meta në Beograd, se Serbia do të bëj më shumë për luginën e Preshevës. Presidenti serb Boris Tadiç ka vizituar sot këtë luginë, ku është takuar edhe me komunitetin shqiptarë dhe ka premtuar zhvillimin e zonës.  

Meta: Garantoj shqiptarët për heqjen e vizave brenda vitit 2010

Shqipëria do të përfitojë brenda këtij viti një regjim pa viza me vendet e hapësirës shengen. Garancia u dha sot nga zëvëndëskryeministri dhe ministri i jashtëm Meta, sipas të cilit qeveria ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për këtë qellim.

Trajneri Duro: Dhuna e pushtetarëve, shembull i keq për tifozerinë

Trajneri i Besës, Shpëtim Duro, i është drejtuar organeve kompetente për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij prej kryetarit të bashkisë së Peqinit, Ilir Rrushi. Ai thote se dhuna e pushtetarëve është shembull i keq për tifozerinë.

Gjergj Bojaxhi: Do prishim ndërtimet pa leje në bregdet dhe akset kryesore

Inspektoriati i ndërtimit do të ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet dhe në akset rrugore kombëtare. Kreu i ri i këtij inspektoriati, Gjergj Bojaxhi, tha sot se nuk do të tolerojë zvarritjet apo moszbatimin e ligjit në këtë drejtim.

SHBA-Rusi, marrëveshje historike për reduktimin e armëve nukleare

SHBA dhe Rusia firmosën sot në Pragë, një marrëveshje për reduktimin e armëve nukleare, e cila u konsiderua historike nga dy presidentët Obama dhe Medvedev.  Ata diskutuan edhe për Iranin, ndërsa e paralajmëruan këtë vend për pasoja të rënda nëse cënon sigurinë boterore.

Europa League, sonte gjysëmfinalistet e para në Supersport

UEFA europa league rikthehet sonte në supersport në takimet e dyta që do të përcaktojnë ekipet gjysmefinaliste. Takimet më interesante jane Liveropool – Benfika dhe Atletico Madrid – Valencia.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 8 Prill 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço