lajme, #edicioniinformativ ora 23:52 data 24 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 24 Mars 2024

Arrestimi i Goros, SPAK: Nuk verifikoi parregullsitë, veproi pa konfirmimin e qarkut

Dalin detaje nga dosja e SPAK që çoi në pranga kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Prokuroria thotë se ai nuk ka evidentuar parregullsitë dhe se për ndryshimin e statusit të pronave ka vepruar pa konfirmimin e Qarkut.

Përplasja me policinë, lihen ne burg tre trafikantët e kokainës dhe polici i operacionales

Gjykata e Tiranës lë në burg pa afat Enea Sulejmanin, i cili pak ditë më parë tentoi t’i ikë policisë teksa transportonte 1 kilogram kokainë. Në qeli do qëndrojnë për momentin edhe 2 bashkëpunëtorë të tij si dhe një polic i operacionales.   

Rezervimet për verën, plotësohet 60% e kapaciteteve të hoteleve. Interes në rritje nga grupet e organizuara

Gati 60% e kapaciteteve të hoteleve për sezonin veror janë rezervuar. Operatorët turistikë thonë se turistët polakë zënë vendin e parë për rezervime, por rritje kanë pësuar edhe ata çekë, spanjollë, francezë dhe grupet e organizuara.

Regjistri i ri, një kod unik për çdo banesë. Qytetarët mund ta gjejnë në e-Albania

Për çdo banesë, ndërtesë apo biznes do të ketë së shpejti një kod unik adrese të cilin qytetarët mund ta mësojnë nëpërmjet e-albania. Kreu i Gjendjes Civile thotë për Tv Klan se për administratorët që nuk emërtojnë rrugët do të ketë penalizime.

Sylvinho: Ndryshime në formacion ndaj Suedisë. Shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

Trajneri Silvinjo konfirmon se do të bëjë ndryshime në formacion në miqësoren e mbrëmjes së të hënës kundër Suedisë. Të gjitha biletat për tifozët shqiptarë janë shitur menjëherë. Sfida do të vijë pa pagesë në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al