Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka trajtuar gjerësisht operacionin Kompleks të Policisë së Tiranës, që u finalizua me sekuestrumin e rreth 145 armëve të llojeve të ndryshme.

12 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Ata janë Akil Kulla dhe Sokol Xhura, ky i fundit ka në pronësi ambientet ku u gjetën të fshehura arsenali i armëve.

Gazetari Spartak Koka ka intervistuar me njërin prej personave të dëmtuara nga aktiviteti i paligjshëm i këtij grupi. Ai është Edmond Saraçi, i cili me familje Xhura ka prej vitesh probleme pronësie.

Në 10 Shtator 2017, qëllohet me armë automjeti i avokatit Paulin Paplekaj, firma juridike e të cilit përfaqësonte Edmond Saraçin në proceset gjyqësore që kishte me familjen Xhura. Mirëpo për këtë ngjarje u akuzua dhe arrestua vetë Edmond Saraçi.

Por sot, kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, ngjarja e 2017 është zbardhur dhe ka rezultuar se Edmond Saraçit i ishte ngritur kurth nga familja Xhura. Pranë shtëpisë së tij ishte vendosur një kuti me armë, kallëpe tritoli dhe lëndë narkotike. Ditët e fundit është zbuluar se kjo kuti ishte vendosur aty nga Enver Jamaku, i cili sot është i penduar i drejtësisë dhe ka treguar disa ngjarje kriminale. Për llogari të grupit, Enver Jamaku punonte si vrasës me pagesë.

Edmond Saraçi: Përpara palestrës shoh një turmë policësh, dal përpara dhe ju them çfarë keni? Kemi ardhur për kontroll me mandat gjykate. Për çfarë kontrolli, i thashë unë? Do ta shikosh. Ne duam të kontrollojmë të gjitha ambientet. Ku të doni ju thashë unë. U futën kontrolluan dhe në fund më thanë çatinë ku e ke? Para se të hipim në çati, dy policë të rinj më thonë ‘na kontrollo se mos na thuash që ta kemi vendosur neve kutinë’? Çfarë kutie po flet, i thashë, i ke trutë në kokë apo jo? Më tha mua hajde ta shikosh. Unë isha i sigurtë që në brendësi të çatisë është e pamundur që të hysh, thosha si do kenë hyrë këta. Dhe këta vetë kontrollojnë në brendësi të çatisë që është perimetër i rrethuar me mure që nuk ke shans të hysh, kontrollojnë kudo dhe i hapin sytë njëri-tjetrit. OPGJ Elvis Gjoshi dhe dy policët e tjerë bashkë ‘ore ku është kjo kutia’. Ndërkohë njëri del nga krahu i jashtëm i çatisë dhe thotë ‘po kjo kutia këtu çfarë është’. I surprizuar gjasme. Edhe unë ngela në atë moment, i thashë ‘ajo kuti nuk është e imja’. Asaj kutie gjejini vendin i thashë.

Spartak Koka: Ende nuk ishte zbuluar çfarë kishte brenda?

Edmond Saraçi: Jo. Njëri nga këta zbret. Këta që e kanë vendosur nuk mund të hynin dot në brendësi të çatisë, është e pamundur. Fillimisht i thashë duhet të jetë ndonjë drogë, ndonjë hashash. Unë ju thashë që këtu jetojnë 3 famije, dhe ju duhet të merrni në pyetje 3 famije. Jo tha, ne adresën e kemi tek ty. Aty fillova të dyshoj. I thashë OPGJ-së kjo është vetëm lojë e Ismail Xhurës. /tvklan.al