Edi Reja e njeh mirë Mario Mitajn dhe ishte ai që i dha mundësinë që të debutonte me fanellën e Shqipërisë. Mbrojtësi 20-vjeçar u aktivizua në sfidën kundër San Marinos më 31 mars 2021, kur ishte vetëm 17 vjeç, 7 muaj e 25 ditë. Me Juventusin që po e ndjek futbollistin shqiptar e synon të bëjë një lëvizje në verë, ish-tekniku i Shqipërisë jep mendimin e tij për këtë interesim të “Zonjës së Vjetër”.

78-vjeçari tregoi për Tuttosport arsyet se përse i besoi.

“Më befasoi goditja e tij pastruese dhe inteligjenca në leximin e lojës. Me këmbën e majtë, perfekt në një mbrojte me katër lojtarë me mesfushën dhe sulmin me tre futbollistë. E mbulon mirë pozicionin. Ka një kuptim perfekt gjatë situatave. Është perfekt në modulin 4-3-3!”

Ish-tekniku i kuqezinjve vlerësoi edhe karakterin e Mitajt.

“Është një djalë me cilësi të mëdha morale. Jashtë fushe nuk i kalon limitet, madje mund ta quaj të turpshëm! Por në fushë, tregon personalitet të madh, sigurisht superior nga ajo që pret nga një lojtar i moshës së tij. I jep vlerë vetes dhe nuk ka frikë të marrë përgjegjësi gjatë lojës”.

Një i dërguar i “Zonjës së Vjetër” do të vëzhgojë Mitajn në takimin miqësor të 22 marsit, që Shqipëria do të luajë kundër Kilit në stadiumin e Parmës, “Enio Tardini” më 22 mars. Drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli mendon se mund të bëjë me Mitajn një goditje të madhe, me një impakt si ajo e yllit të Napolit, Kvara. Aktualisht Mitaj është pjesë e skuadrës së Lokomotivës së Moskës. Klubi pagoi 3 mln euro për ta blerë nga AEK i Athinës në verën e 2022.

Klan News