Efektivët e FA mbërrijnë në Vanë

Posta

Efektivët e FA mbërrijnë në Vanë

11:17 08/11/2019

Do të riparojnë urën e prishur

Xhenierët dhe mjetet e Forcave të Armatosura kanë mbërritur në fshatin Vanë të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.

Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes thotë se efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 m, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi