Ajo kritikohet pasi tha se nuk i ofrohen role pasi është shumë e bukur

Aktorja e njohur Eiza Gonzalez është vënë në qëndër të kritikave nga fansat.

Shkak për këtë është bërë një deklaratë e saj ku shprehej se nuk i ofronin role në aktrim për shkak se është shumë e bukur.

Ndër të tjera ajo krahasoi veten gjatë intervistës për revistën e njohur Instyle  edhe me aktoren tjetër të njohur Margot Robbie e cila njihet për linjat e saj trupore.

Megjithatë, fansat nuk mendojnë kështu dhe këmbëngulin se ajo nuk është aq e mirë në punën e saj pavarësisht se ka luajtur në disa filma të njohur.

Mes kritikave nga intervista e saj, aktorja përdori rrjetet sociale për të sqaruar deklaratat e bëra.

“Të heqësh gjërat jashtë kontekstit është e trishtueshme. Asnjëherë nuk kam thënë që jam shumë  e bukur dhe nuk kam marrë role. Unë po bëja një vëzhgim dhe po thoja se ka patur një sterotip ndaj grave latine për vite me radhë në industrinë tonë dhe dalëngadalë ky sterotip po largohet dhe fjalët që i bashkëngjiten një gruaje si vetëm të bukur për t’i përcaktuar ato sikur kjo të ishte e vetmja karakteristikë që i përcakton”, ka shkruar ajo.

Klan News