65% e produkteve bujqësore shqiptare eksportohen në vendet e BE, 24% në vendet e rajonit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi thotë se eksportet bujqësore janë rritur me 17 %. Gjatë takimeve me fermerët të zonave të ndryshme, ministrja e shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm të Doganave Gent Gazheli, shprehet se janë shtuar vendet me të cilat Shqipëria kryen shkëmbime tregtare, nga 59 në vitin 2013, në 82 vende në vitin 2020. 

Ekonomi thotë se mbi 65% e produkteve bujqësore shqiptare eksportohen në vendet e Bashkimit Europian dhe në vendet e rajonit 24%. Ministrja theksoi se eksportet janë rritur edhe për shkak të pajisjes me certifikatë të produkteve bio, global GAP.

Klan News