Ndikon stimuli ekonomik dhe fushata e vaksinimit masiv

Vaksinimi masiv i europianëve dhe stimuli i vazhdueshëm fiskal dhënë efektet e para. Ekonomia e Eurozonës do të rritet këtë vit më shpejt se parashikimi. Rritja ekonomike do të ndikohet dhe nga një rritje e fortë e eksportit në nivel global.

Hija e COVID-19 po fillon të largohet nga ekonomia e Evropës. Pas një fillimi të dobët të vitit, ne parashikojmë rritje të fortë si në 2021 ashtu edhe në 2022,” tha komisioneri për ekonominë, Paolo Gentiloni.

Komisioni Europian e ngriti parashikimin për këtë vit në 4.3% nga 3.8% duke marrë në konsideratë pakon e rimëkëmbjes prej rreth 800 miliardë eurosh. Prodhimi në të 27 vendet anëtare të BE-së do të arrijë këtë vit nivelin e parapandemisë. Në 2022 rritja do të arrijë në 4.4%. Spanja do të ketë rritjen më të lartë këtë vit prej 5.9%, ndërsa Holanda rritjen më të ulët.

Monedha e përbashkët do të forcohet gjatë vitit 2022, kur në qarkullim do të hidhen më shumë para sidomos në projekte ekologjike dhe në ekonominë dixhitale. Rimëkëmbja nuk do të jetë e barabartë për të gjithë pasi Franca, Spanja dhe Italia do të arrijnë nivelin e parapandemisë në vitin 2022.

Parashikimi i Brukselit arrin në një linjë me atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar që muajin e kaluar parashikoi një rritje ekonomike prej 4.4% për Eurozonën.

Niveli mesatar i borxhit publik arriti vjet në 100% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Italia ka borxhin më të lartë, 160%të PBB-së.

Ekonomia e BE-së u tkurr me 6.1%, ndërsa ekonomia e Eurozonës me 6.6% në vitin 2020.

Klan News