Ekspertët: Vala e 4-t e Covid në Shqipëri, në mes të saj


Ekspertët: Vala e 4-t e Covid në Shqipëri, në mes të saj

15:48 04/09/2021

Situata më mirë se në 2020, shkak imunizimi e vaksinimi

Vala e 4 e Covid është në mes të saj. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, tashmë pritet që të kemi një ulje të kurbës së infektimeve në Shqipëri.

“Kjo valë është në gjysmën e saj dhe presim rënie. A do ndodhë gjë në Dhjetor-Janar kjo është pikëpyetjë pasi po dalin edhe variantet e reja”.

Duke bërë një krahasim me pikun e valës së tretë në Shqipëri në muajin Shkurt, Alimehmeti thotë se situata është shumë më mirë, pasi ka ulje të numrit të rasteve të rënda dhe fataliteteve, ndonëse numri i rasteve të reja është e njëjtë me periudhën e shkurtit.

“Ne sot që po flasim kemi incidencë 310 për 100 mijë banorë, por numri i humbjeve të jetëve dhe rasteve të rënda mbetet e sheshtë. Humbjet e jetës janë mesatare javore janë 2-3, në Shkurt ishte 15-20. Të gjitha të dhënat flasin për raste të reja, por të rëndat janë të ulëta. Kjo vjen nga imuniteti natyror dhe vaksinor. Fakti që e nisëm nga më të vjetrit dhe një pjesë është evituar nga vaksina”.

Alimehmeti thotë se personat që e kanë kaluar Covid kanë mbrojtje më të madhe nga infeksioni. Sipas tij, fokusi i vaksinimit duhet të jenë personat që nuk e kanë kaluar Covid dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Nuk bën sens të jetë me detyrim vaksinimi i personave që e kanë kaluar. Mund të diskutohet për personat e veçantë me sëmundje autoimune që nuk ngrejnë përgjigjën për ata me sëmundje, më të vjetrit për disa kategori”.

Për të rritur mbulesën vaksinale në vend dhe për të shmangur format e rënda të Covid e fatalitetet, autoritetet në Shqipëri e kanë cilësuar Shtatorin, muaj të hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen kundër koronavirusit.

Tv Klan






Të ngjashme