Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ka prezantuar për herë të parë në Galerinë e Arteve në Tiranë, veprat e tij piktori nga Shkodra Gjovalin Paci. Janë 43 vepra në teknikën e akrilikut, ku përmes një zymtësie ngjyrash sjellin imazhe mistike dhe duket se pasqyrojnë një vuajtje të vazhdueshme të autorit.

Në tablotë dhe ciklet e tij piktoreske, vëmë re prirjet e piktorit Paci për një pikturë ornamentale dhe dekorative. Asnjë mesazh nuk vjen i qartë, ndoshta sepse në stilin e piktorit Paci ekziston një bote brendshme e cila nuk i zbulon asnjëherë të gjitha misteret. Është për t’u vlerësuar në fakt origjinaliteti dhe stili krejt i veçantë i piktorit, i cili beson se vepra e tij nuk njeh kohë.

Gjovalin Paci: “Unë mundohem të mos kenë kohë, pra nuk janë të përcaktume në kohë, koha e tyre është kohë e papërcaktume”.

Gjovalini është piktor autodidakt. Ai fëmijërinë e kaloi në fshatin Razëm të Shkodrës dhe pasioni për pikturën ishte aq i madh, sa i dha edhe atij motivin e vetëm të jetës, për realizimin e veprave të artit dhe më pas viteve 90 çeljen e një galerie private me emrin Shkodra./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani