Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës pranë Pallatit të Sportit në pjesën e pasme të një servisi.

Burime për tvklan.al thonë se viktima është Delon Troqe 38 vjeç, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi. Troqe mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit. Por fatkeqësisht ndërroi jetë sapo mbërriti aty për shkak të gjakderdhjes.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e zonës. Kanë qenë banorët të cilët njoftuan uniformat blu pasi dëgjuan breshërinë e armëve. Sipas burimeve policore, thuhet se paraprakisht ndaj viktimës u qëllua me të paktën 15 plumba kallashnikovi.

Autori/ët janë arratisur dhe dyshohet të jenë larguar drejt Kaninës. Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Sherishtë dhe dyshohet se u përket vrasësve. Policia ka ngritur postblloqe të shumta dhe pika kontrolli për të bërë të mundur ndalimin e autorit/ëve. Po kështu, autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë.

“Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar me armë zjarri  shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë,   i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve. Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, thotë Policia e Vlorës në njoftimin e saj zyrtar.

Kjo është makina e djegur e autorëve të vrasjes në Vlorë

Një automjet i braktisur dhe në flakë është gjetur në fshatin Sherishtë të Vlorës. Dyshohet se kjo makinë i përket autorit/ëve të vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë.

Pas ekzekutimit, autorët u largua me shpejtësi dhe braktisën mjetin në fshatin Sherishtë dhe i vendosën zjarrin. Më pas prej andej mendohet se janë larguar me makinë tjetër. 38-vjeçari Troqe u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve. 

Britma dhe ulërima, momenti kur familjarët e viktimës në Vlorë mbërrijnë në vendngjarje

Kjo video amatore e filmuar nga qytetarë dhe kalimtarë të rastit është regjistruar vetëm pak minuta pas vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe në qytetin e Vlorës mbrëmjen e së premtes.

Në videon amatore të dërguar nga qytetarët dëgjohen britmat dhe ulërimat e familjarëve të të ndjerit kur shkojnë në vendngjarje dhe shikojnë trupin e 38-vjeçarit. Theksojmë se në atë moment, Troqe ka qenë i plagosur në gjendje të rëndë. Për fat të keq, ai ndërroi jetë sapo u dërgua në spital.

Delon Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar pranë një servisi. Autori/ët u arratisën me shpejtësi dhe në fshatin Sherishtë policia gjeti një makinë të braktisur duke u djegur. Hetuesit dyshojnë se ajo është makina e vrasësve.

Viktima Delon Troqe ka qenë person me precendent të mëparshëm penal. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur dinamikën dhe motivin e krimit.

Vrasja e Troqes, gjenden 2 kallashnikovë në makinën e djegur

Policia dhe grupi hetimor ka gjetur armë në makinën që u gjet duke u djegur në fshatin Sherishtë të Vlorës.

Burime nga grupi i hetimit thonë për tvklan.al se në brendësi të makinës janë gjetur 2 kallashnikovë. Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike. Hetuesit kanë dyshime të forta se janë pikërisht kallashnikovët me të cilët u qëllua për vdekje 38-vjeçarit Delon Troqe.

Besohet se kanë qenë 2 persona që qëlluan me breshëri kallashnikovi Delion Troqen në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Ndaj viktimës u derdhën të paktën 15 plumba. 38-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë sapo mbërriti për shkak të gjakderdhjes.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë dhe do të analizohen për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Këta të fundit, pasi djegies së makinës, mendohet se janë larguar nga fshati Sherishtë me një automjet tjetër dhe ka dyshime se janë ndihmuar nga persona të tretë.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e këtij krimi të rëndë që tronditi qytetin bregdetar. /tvklan.al