27-vjeçari sapo kishte çuar të fejuarën në banesë

Ky është Bejamin Bezhanaj, 27-vjeçari që u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Dukat të Vlorës. Ndaj makinës Mercedez Benz me të cilën ai udhëtonte është qëlluar rreth 10 herë, çka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që policia është lajmëruar nga kalimtarët e rastit.

Benjamin Bezhanaj sapo kishte çuar të fejuarën e tij në banesë dhe po kthehej, ku në një zonë që nuk ka patur ndriçim, është qëlluar me armë zjarri. 27-vjeçari ka tentuar të manovrojë, por automjeti i tij ka dalë jashtë rruge, siç dallohet edhe nga pamjet.

Bezhanaj ka qenë i dënuar më parë në Itali për trafik droge dhe uniformat blu po hetojnë pistat e konflikteve të së shkuarës. Policia ende nuk një pistë të saktë për ekzekutimin e të riut, ndërkohë që ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës.

Autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes, të paktën nga të dhënat e deritanishme nga Policia e Vlorës.

Tv Klan