Entuziazëm dhe frikë te qytetarët

El Salvadori është bërë shteti i parë në botë që ka pranuar Bitcoinin si valutë të ligjshme, në një lëvizje që ka bërë shtetin dhe botën të debatojnë për mundësitë dhe rreziqet e kriptovalutave.

Nga kjo e martë, bizneset në El Salvador janë të obliguara të pranojnë monedhat digjitale si formë pagese. Miliona qytetarë pritet të shkarkojnë një kuletë digjitale të Qeverisë që ua jep atyre edhe 30 dollarë në Bitcoin.

Adhuruesit e Bitcoinit nëpër botë kanë blerë 30 dollarë Bitcoin për të treguar përkrahjen e tyre dhe për të ndihmuar të rritet vlera e valutës.

Vlera e Bitcoinit është rritur në mënyrë dramatike në vitin e fundit. Është ngritur nga rreth 10 mijë dollarë për një Bitcoin në Shtator të vitit 2020, në deri 63 mijë dollarë në Prill të vitit 2021. Më pas ra në 30 mijë dollarë në Korrik të këtij viti.

Tv Klan