Puntata e shtatë e spektaklit Love Story në Tv Klan u shoqërua me shumë emocione, debate e replika, teksa e eliminuara për këtë javë ishte Silvana.

Konkurrentet e tjera kanë dhënë opinionin e tyre për largimin e Silvanës, si edhe nga një mesazh për të.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, shumica e vajzave janë shprehur se u ka ardhur keq për largimin e saj, teksa kanë theksuar se Silvana është një vajzë me karakter të fortë.

Suela: Pata një ndjesi që desh më doli zemra nga kraharori. Për mua është akoma herët. Shpresoj mos ta kem zhgënjyer në ndonjë vend Saimirin që më la të fundit. Vendimi i Saimirit është i drejtë për mua. Ai e di më mirë se kë do mbajë e kë do heqë. Silvanës i them që t’i bëhet mirë babi se e kishte të sëmurë me Covid dhe i uroj fat.

Flavia: Gjërat ndonjëherë ndodhin edhe nga xhelozia. Fakti që Silvana u shpreh në atë mënyrë nuk më pëlqeu fare. Ishte shumë e padrejtë që cilësoi emrat e vajzave. Nëse do të ishte edhe vetë aq e pastër do ta thoshte më përpara jo tani në momentin që iku. Kur nuk ka diçka konkrete nuk mund të hedhësh hipoteza kot dhe të mendosh që tjetri do të të përkrahë.

Meri: Më erdhi shumë keq sepse nuk e prisja që Silvana të ikte sot, por nuk kam çfarë të them sepse këto janë zgjedhjet e Saimirit. Mbase debatet që ata kanë pasur vazhdimisht me njëri-tjetrin e kanë zbehur pëlqimin në sytë e Saimirit. Shpesh kanë pasur konflikte dhe kundërshtime më njëri-tjetrin. Uroj që të qëndrojë e fortë, deri në fund. Fat dhe suksese sa më shumë atje në Itali ku ajo jeton.

Arjana: Mendoj se nuk kishte më ndjenja me Silvanën duke qenë se në fillim patën një ndjesi që nuk di si ta shpjegoj.

Xhesi: Më erdhi keq sepse u bëmë një familje e madhe. Unë nuk mund të flas kush është zgjedhje e duhur apo jo. Duhet parë marrëdhënia mes tyre të dyve, unë mund të flas vetëm për marrëdhënien time me Saimirin. Silvana është një vajzë shumë e fortë dhe i uroj gjithë të mirat e botës.

Generda: Nuk mund të them a ishte e duhura apo jo, atë e ka ndjerë Saimiri. Përderisa e ka bërë do të thotë që e ka dashur. Jam shumë e gëzuar që u njohëm, është një vajzë pozitive, e fortë dhe më pëlqen që i ka thënë gjërat gjithmonë ashtu siç janë.

Enxhëll: Nuk e prisja fare që do të eliminohej Silvana. Nuk mendoj se e ka penalizuar diçka, tregoi veten dhe na ka treguar edhe ne që është reale, nuk është për show. I uroj më të mirat dhe kënaqësi që u njohëm në këtë rrugëtim./tvklan.al