Eliminimi nga Champions League, Bayern mendon për revolucion në skuadër



Eliminimi nga Champions League, Bayern mendon për revolucion në skuadër

11:59 15/04/2021

Nagelsmann në vend të Flick

Eliminimi i parakohshme nga Liga e Kampionëve mund të shkaktojë një revolucion të vërtetë te Bayern Mynih. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Kampionët e Botës dhe Europës po përgatisin terrenin për të ndryshuar çdo gjë në skuadër dhe për të nisur një epokë të re.

Gjithçka pritet të nis nga trajneri, Hansi Flick. Lumi i trofeve në sezonin e shkuar dhe afërsia për të fituar kampionatin këtë sezon, duket se nuk bind drejtuesit, të cilët janë gati të heqin dorë nga 56-vjeçari, që gjendet në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë. Në ‘pole position’ për të marrë drejtimin e Bayern gjendet trajneri i Lajpzig, Julian Nagelsmann.

Nëse diçka e tillë konfirmohet, kjo do ishte blerja e dytë e Bayern në radhët e Lajpzig, pas Upamakano, i cili në fund të sezonit aktual do bashkohet me kampionët gjermanë. Lukas Vazkez i Real Madrid dhe Camavinga i Rene janë të tjerë emra që pëlqehen në kampin e gjermanëve.

Ndërkaq, Bayern Mynih po punon për pasuesin e Robert Lewandowski, pasi Chupo Moting nuk bind aq sa duhet. Gjithashtu, as Tomas Muler nuk jep siguri tashmë, me gjermanin që duket se po mendon një destinacion të ri për karrierën e tij. Një puzzle me shumë të panjohura për Bayern Mynih, por duket se një gjë është e sigurtë, gjermanët do pësojnë revolucion para sezonit të ri futbollistik.

Klan News








Të ngjashme