Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas emërimit në Gjykatën e Lartë të 4 anëtarëve të rinj. Soreca bën thirrje që të procedohet me shpejtësi për emërimin e anëtarëve të tjerë në këtë gjykatë. Po ashtu ai shpreh mbështetjen e BE-së ndaj KGJ-së në këtë proces.

“Përshëndesim emërimi që i bëri Presidenti Ilir Meta 4 anëtarëve të rinj të Gjykatës së lartë pas propozimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”.

Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë të premte emërimin e Sokol Binajt, Albana Boksit, Sandër Simonit dhe Klodian Kurushit. Megjithatë, kreu i shteti pati kritika për KLGJ-në për të cilën thotë se po vijon procesin me ritëm të ngadaltë./tvklan.al