Emrat/ Arratisja nga Gjykata, arrestohen dy punonjës të burgut të Sarandës

Posta

Emrat/ Arratisja nga Gjykata, arrestohen dy punonjës të burgut të Sarandës

16:15 08/02/2018

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar dy punonjës të burgut të Sarandës për arratisjen një ditë më parë nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës së të paraburgosurit.

Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë të Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi.

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë shoqërimit të të parapurgosurit Saimir Ahmeti në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga  ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri.

Ky i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar  elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi