Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Vlorës të cilët qarkullonin me pistoletë me vete.

Ata janë Gerald Shera 27 vjeç dhe Metin Vogli 24 vjeç, të dy nga Shijaku. Policia bën me dije se dy të arrestuarve u janë gjetur armët brenda makinës së tyre tip “Benz”.

Uniformat blu sekuestruan një pistoletë “Glock” me 27 fishekë dhe një tjetër model “TT” me 23 fishekë. U sekuestruan edhe5 celularë dhe automjeti i tyre.

/tvklan.al