Një ngjarje e rëndë shokoi mesditën e së enjtes kryeqytetin. Burri ka ekzekutuar ish- bashkëshorten e tij gjatë momentit që ajo ishte duke hipur në automjetin e saj, tip “

Benz”

me ngjyrë gri.

Mësohet se Fildes Hafizi me profesion gjyqtare e gjykatës së Shkodrës është qëlluar nga ish- burri i saj Fadil Kasemi. Ajo ka ndërruar jetë menjëherë pasi është qëlluar.

Fadil Kasemi ka tentuar të vrasë ish- gruan e tij në vitin  2015 në plazhin e Golemit.

Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit të divorcuar në Maj të vitit 2015.

Burri u arrestua dhe më kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka vendosur në vitin 2015 masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Fadil Kasëmi, pasi tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij.

https://youtu.be/rRZOtHLVnIs

Ngjarja në vitin 2015

 Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se rreth orës 16:00 të datës 19.07.2015 shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur plazhi i Golemit të rrethit Kavajë në afërsi të një hoteli, shtetasi Fadil Kasëmi ka kanosur me anën e një pistolete që e mbante pa leje të organeve kompetente, në prani të fëmijëve, ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi. 

Shtetasja Fildes Hafizi ka kallëzuar se ka qenë e martuar me shtetasin Fadil Kasëmi e se në muajin maj të këtij viti ishin divorcuar, divorc për të cilin Fadili nuk ka qenë dakord. Para disa ditësh ajo ka ardhur në plazh në Golem së bashku me nënën dhe dy fëmijët, të cilët i ka në kujdestari, ku ka marrë një dhomë me qira. Për lëvizjen e fëmijëve ajo ka vënë në dijeni të atin e tyre, shtetasin Fadil Kasëmi. Fëmijët kanë mbajtur lidhje me të atin, duke e telefonuar disa herë në ditë.

Çifti ka patur probleme e mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjerë e rrezikuar, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës se Parë Tiranë me kërkesë për lëshim të urdhrit të mbrojtjes, por në gjykimin e kërkesës së saj ajo nuk është paraqitur e për pasojë gjykata ka pushuar gjykimin./tvklan.al