Tre të rinj janë vënë në pranga, pasi drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt.

Enrik Gjishti, 23 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në rrugën “Gjergj Kastrioti” Vlorë, pasi po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targa EY 849 JP, nën efektin e pijeve alkoolike.

Në pranga ra dhe Graciano Zepaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 817 RC, pa leje drejtimi përkatës.

Gjitjashtu u arrestua dhe Albert Buzra, 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Dërmish-Bogaz, me mjetin tip Ford me targa TR 8098 P nën efektin e pijeve alkoolike. Buzra ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur mjetin e parkuar tip Volskwagen me targa AA 612 FR.

Materialet iu kanë kaluan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./tvklan.al