Dy inspektorë të tatimeve janë arrestuar nga policia e qytetit të Durrësit pasi ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 Lekë për çdo rast.

Në pranga kanë rënë Gentian Elezi, 29 vjeç dhe Artan Kroj, 37 vjeç të dy banues në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim 43-vjeçari me inicialet P.H.

Në ngarkim të tyre me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” .

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

/tvklan.al