Një 37-vjeçar nga Shkodra është arrestuar për trafik droge të mbetur në tentativë. Policia thotë se Genc Nikshiqi po udhëtonte me një furgon me targa AA 591 RT për të dalë nga Shqipërisë përmes doganës së Muriqanit.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, autoritetet kufitare zbuluan dhe sekuestruan 24 pako të mbushura me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Nga peshimi rezultoi 15.5 kg drogë. Genc Nikshiqi u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë. /

tvklan.al