Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali, disa ditë pas trajtimit mjekësor në spital.

Sipas mediave italiane, viktima është Besar Mislyn. Automjeti i tij tip Ford Fiesta doli nga rruga dhe u përmbys më 4 Korrik pranë Montefalcone në rajonin e Castelfranco di Sotto.

24-vjeçari u dërgua me urgjencë me helikopter në spital. Pas disa ditësh qëndrimi nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha, fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetonte. Në vendin ku 24-vjeçari Besar Mislyn u rrëzua me makinë, banorët kanë vendosur lule për nder të tij.

/tvklan.al