Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta dhe takime romantike ku nuk mungoi afrimiteti.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Enxhëll ka folur pas spektaklit për takimet dhe puthjet që Saimiri kishte shkëmbyer me Flavian, Merin dhe Generdën.

Ajo ka cituar fjalët e opinionistes Jerina Lalaj, për faktin që konkurrentet e Love Story janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

 “Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por se di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse do të sillet ndryshe me Saimirin tashmë që ai ka puthur disa nga vajzat, Enxhëll është shprehur se është konfuze.

“Normalisht që po. Kemi qenë 18 vajza, nuk mund ta quaj Saimirin partnerin tim por unë dua ta puth partnerin tim. Jam pak konfuze”, theksoi bukuroshja nga Gjirokastra.

Më tej, Enxhëll ka deklaruar se nuk do ta puthte Saimirin, pasi ka respekt për veten e saj më shumë se për të.

“Jo sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë”, ka thënë Enxhëll./tvklan.al