Erdogan premton ndryshime kushtetuese: Do forcohen të drejtat dhe liritë



Erdogan premton ndryshime kushtetuese: Do forcohen të drejtat dhe liritë

23:07 02/03/2021

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar sot se shumë shpejt do të forcohen liritë dhe të drejtat e njeriut në vendin e tij. Ai u shpreh se qeveria ka një plAn të qartë veprimi, por kritikët sërish nuk e besojnë.

Sipas Reuters, kjo deklaratë është pjesë e lëvizjes së premtuar prej kohësh nga Erdogan që pritet të konkretizohet me reforma ligjore dhe ekonomike. Plani i Presidentit të Turqisë synon të përmirësojë sistemin gjyqësor dhe të miratohet një Kushtetutë e re.  

Erdogan, i cili është përballur me akuza brenda dhe jashtë vendit për sundim gjithnjë e më autokratik tha se askush nuk mund të privohej nga liria për shkak të mendimeve të tyre.

Ai renditi parimet për të përmirësuar sistemin gjyqësor në fusha që variojnë nga shtetëzimi i tokës dhe gjykimet e të miturve deri te hapat për të siguruar një gjykim të shpejtë dhe lehtësimin e kushteve për biznesin.

Qeveria po rishikon ndjekjet penale të krimeve që lidhen me lirinë e mediat dhe lirinë e mendimit në internet. Por edhe pse parashikohen këto ndryshime për demokratizimin e venit, Turqia deri tani cilësohet si një nga shtetet që ka dënuar gazetarët dhe cenon lirinë e fjalës së lirë.

Por sërish Erdogan para ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë tha se duhet “përmirësuar liria e shprehjes, organizimit dhe fesë, ky është qëllimi për të cilin kemi punuar deri më tani”./tvklan.al







Të ngjashme