Sfida e javës së gjashtë të Bundeliga 1 mes Hertha dhe Bayren Munchen mund të mos zhvillohet më 28 Shtator.

Shkak është vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Berlin nga 27 deri më 29 të këtij muaji. Forcat e policisë nuk mund të përballojë të gjitha, pasi në fillim të tetorit do të jenë edhe festimet për bashkimin e Gjermanisë.

Shumë evenimente njëkohësisht dhe kjo bën që mos të garantohet edhe siguria e 70 mijë spektatorëve që do të shkojnë në Olympiastadion të Berlinit. Autoriteteve u është kërkuar të shpallin gjendjen e emergjencës.

Klubi i Hertha nga ana tjetër kërkoi zyrtarisht që të qartësohet situata. Pak ditë më parë u shty ndeshja e Bundesliga 2 mes Dynamo Dresden dhe Hamburg, pasi policia ishte angazhuar të shuante trazirat e krijuara nga përplasja mes neonazistëve dhe antifashistëve 80 kilometra më larg, në Shemnitz. Figura e Erdogan është bërë edhe në të kaluarën një çështje sportive. E tillë ishte fotoja me futbollistët e turko-gjermanë Ozil dhe Gyndogan që shkaktoi reagime të shumta.

Tv Klan