Është e frikshme ajo çfarë ndodh kur një mizë bie në ushqim


Është e frikshme ajo çfarë ndodh kur një mizë bie në ushqim

18:28 06/09/2020

Kur dikush sheh një mizë brenda në ushqim me shumë mundësi e hedh, por ka disa të tjerë që nuk i kushtojnë shumë rëndësi duke thënë se “është vetëm një mizë”.  Ky është një gabim shumë i madh që mund të sjellë probleme. Është më mirë që të dini rreth tyre sesa të qëndroni të lumtur, por injorantë.

Dihet që mizat ndotin ushqimin. Por duket se ndikimi që shkaktojnë këto krijesa të vogla është shumë më i madh se madhësia e tyre dhe shumë më i komplikuar sesa mund të mendoni.

1. Mizat mund të vjellin në ushqim

Mizat e shtëpisë hanë duke thithur lëngje nëpër gojën e tyre me tuba. Forma e gojës së tyre është arsyeja pse ato duhet të kthejnë çdo vakt në një lëng. Për ta bërë këtë, mizat hedhin mbi ushqim pështymën e tyre, e cila mund të përmbajë gjithçka që ata kanë ngrënë më parë (për shembull, mish të kalbur ose jashtëqitje).

2. Ato mund të vendosin vezë në vaktin tuaj

Ushqimet e shijshme që keni kursyer për t’i konsumuar më vonë, mund të kthehen në folenë e përsosur për vezët e mizave. Pasi të kalojë ca kohë, ato do të rriten në mizë të vogla shtëpie (krimba ose larva), të cilat vërtet mund t’ju helmojnë dhe t’ju mbushin me baktere. Kështu që mos harroni të mbuloni ushqimin.

3. Këmbët dhe krahët e tyre mund ta kthejnë ushqimin në një fole bakteresh

Ne tashmë e dimë që mizat janë të mbushura me baktere. Por a e dini se numri më i lartë i mikrobeve mund të gjendet në pjesën e jashtme të trupit të tyre? Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “çdo hap që një mizë ka bërë, lë një koloni me mikrobe pas”. Kjo do të thotë që çdo sipërfaqe që prekin, mund ta infektojnë.

4. Ato mund të mbartin mbi 60 sëmundje

Mizat e shtëpisë mund të transmetojnë të paktën 65 sëmundje të ndryshme tek njerëzit, thjesht duke u zvarritur nëpër mbeturina dhe ushqime. Kjo përfshin dizenteri, diarre, kolerën dhe madje edhe lebër. Nuk janë vetëm njerëzit që mund të vuajnë, mizat mund të infektojnë edhe kafshë të tjera, si pula apo derra. /tvklan.al





Të ngjashme