Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur në një aksident ku është përfshirë edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti, tha për Klan Kosova se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht me fshatin Mramor.

“Në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona – dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Klan Kosova ka mësuar se në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, por rasti akoma nuk është konfirmuar nga autoritetet. /tvklan.al