Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa ka kaluar me sukses në finalen e festivalit europian të muzikës, Eurovision 2018. Ai perfomoi në natën e parë gjysmëfinale të edicionit të 63-të të festivalit me këngën “Mall”.

Në gjysmëfinalen e parë konkurruan 19 shtete dhe vetëm 5 prej tyre performuan në gjuhën mëmë, midis të cilëve edhe Bushpepa.

Në finale shkoi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureria, e cila në këtë Eurovision përfaqëson Qipron.

Nata e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet më 10 Maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë më datë 12 Maj. Eurovision 2018 këtë vit zhvillohet në Lizbonë të Portugalisë.

/tvklan.al