Mbetën jashtë Bilbao e Dublini, Mynihu mirëpret 14.500 spektatorë

Tashmë është zyrtare. Europiani i programuar për në verën e këtij viti do të luhet me prezencë tifozësh. Në mbledhjen e saj. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori disa vendime të rëndësishme. Ndeshjet e Evropianit që do të zhvilloheshin në stadiumin “San Mames” të Bilbaos do të zhvendosen në “Sanchez Pijuan” të Sevilla-s.

Autoritet atje kanë garantuar se do të lejohet të ketë tifozë, 30 përqind e kapacitetet të stadiumit. Edhe Dublini del nga harta e EURO 2020 për të njëjtën arsye dhe vendin e tij e ka marrë San Petersburgu në Rusi. Tre prej ndeshjeve të programuara në Irlandë do të luhen në Rusi, kurse takimi për 1/8-at e finaleve në Londër.

Roma gjithashtu konfirmoi se në “Olimpico” do të lejohen tifozë në ndeshjet e EURO 2020, ndërsa në Mynih autoritetet lokale në Gjermani do të lejojnë të luhen ndeshje me 14500 tifozë të pranishëm. Ndërkohë, UEFA vendosi të mos marrë asnjë masë për 12 klubet që tentuan të bëjnë Super League Europiane.

Këto klube reaguan në kohë dhe e pranuan se një Super League e mbyllur nuk ishte ajo që i duhej futbollit, por sërish do të punojnë në projektin e tyre për të krijuar një kompeticion ku të ketë ndeshje të shumta mes ekipeve më të mëdha në Europë. UEFA po mendon të afrojë formatin e ri të Champions League që vitin e ardhshëm, çka u garanton më shumë ndeshje dhe të ardhura klubeve. Për momentin nuk ka asnjë penalizim për Real Madrid, Juventus apo ndonjë klub tjetër rebel.

Klan News