Ukraina mposht “Kombëtaren e shqiptarëve”, pranë kualifikimit

Debutimi i Maqedonisë së Veriut në Euro 2020 nuk ka shkuar ashtu siç duket. Kombëtarja fqinje me 5 shqiptarë në përbërje nuk ka arritur të marrë pikë as në takimin e dytë, duke ndërlikuar jo pak pozitat e saj në këtë grupin C.

Ashtu si ndaj Austrisë, maqedonasit arritën të gjenin sërish rrjetën, gjithsesi pa mundur të marrin pikë përballë Ukrainës, që triumfoi 2-1.

Dyshja, Jarmolenko, Jaremçuk shënuan sërish për ukrainasit, duke u bërë e para dyshe që shënon në dy ndeshjet e para në historinë e Kampionat Europianit. Jarmolenko ka qenë deciziv për kombëtaren e tij në tre ndeshjet e fundit pasi ka realizuar në të tre takimet.

Klan News