Raportim Live
21:11, 2 Korrik 2024

Rumani-Holandë 0-3 (Golat dhe rastet e sfidës)

19:58, 2 Korrik 2024

Malen shënon golin e dytë personal ndaj Rumanisë

19:49, 2 Korrik 2024

Mbyllet ndeshja!

Mbyllet ndeshja!

90+3’ Gooool Holanda 0-3! Malen shënon sërish dhe vulos takimin për kombëtaren e tij. Sulmuesi mbyll llogaritë e sfidës.

90′- Akordohen 4 minuta shtesë!

89’– Veghorst nuk shënon dot pas një pasimi të marrë nga e majta. Sulmuesi shtrihet, por nuk e arrin dot topin.

19:47, 2 Korrik 2024

Goli i Malen ndaj Rumanisë

19:40, 2 Korrik 2024

83’- Goool Holanda 0-2! Malen vulos fitoren e “tulipanëve”. Një këmbëngulje e Gakpo nga e majta, nxjerr Malen me portën e boshatisur dhe nuk e ka të vështirë për të shënuar.

81’- Protesta të ashpra te Rumania. Arbitri ndal një aksion të rrezikshëm dhe akordon faull për Dumfries.

80’- Nuk kanë fund rastet e humbura për Holandën. Këtë herë Gakpo, sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga Marin dhe shkon në goditje këndi.

19:39, 2 Korrik 2024

Në këtë ndeshje ka një lajm të mirë, nëse do ta quajmë ashtu. Deri më tani nuk ka asnjë autogol. Nuk e themi më kot, pasi deri më tani janë shënuar 9 të tillë. Madje autogolat po i afrohen rekordit të turneut të kaluar.

Por për të mësuar më shumë mbi këtë gjë ju ftojmë të lexoni lajmin e plotë duke klikuar KËTU!

19:34, 2 Korrik 2024

79’- Simons i afrohet golit, pas një përplasje të topit në trup. Topi shkon sërish ngjitur me shtyllën.

78’- Dumfries ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës te rivënia anësore.

76’- Raste të njëpasnjëshme të shpërdoruara nga Holanda. Dragusin ndal një gjuajtje me kokë të Depay.

73’- E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Holanda. Van de Ven nuk dërgon dot topin në rrjetë, i vetëm me portierin.

19:29, 2 Korrik 2024

Goli i anuluar i Gakpo ndaj Rumanisë

19:23, 2 Korrik 2024

68’- Nuk i besojnë syve te Holanda. Depay “flirton” me golin e dytë nga goditja e dënimit. Gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

67’- Karton i parë i verdhë. Marius Marin ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Simons në hyrje të zonës.

63’- Gakpo shënon golin e dytë për Holandën, por anulohet për pozicion jashtë loje.

62’- Nita mban në lojë Rumaninë. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të Gakpo, pas një kundërsulmi të shpejtë të holandezëve.

19:21, 2 Korrik 2024

“Kemi një pjesë të dytë që është më e gjallë si ndeshje. Rumania luan më hapur! Holanda është më e hapur, por ka qenë e paaftë për të shënuar golin e dytë deri në këto momente”.

Ish-futbollisti Luan Pinari për ndeshjen

17:59, 2 Korrik 2024

Euro 2024 | Holanda kualifikohet në çerekfinale me spektakël, triumf 0-3 ndaj Rumanisë

Euro 2024 | Holanda kualifikohet në çerekfinale me spektakël, triumf 0-3 ndaj Rumanisë

FORMACIONET ZYRTARE:

RUMANIA: Nita, Ratiu, Dragusin, Burca, Mogos, Marin, Man, Stanciu, R. Marin, Hagi, Dragus.

HOLANDA: Verbruggen, Ake, Van Dijk, De Vrij, Dumfries, Reijnders, Simons, Schouten, Gakpo, Bergwijn, Depay.


/tvklan.al