Franca kaloi në çerekfinale me vetëm 3 gola në 4 ndeshje, ku 2 prej tyre ishin autogolë. Në fakt në këtë Europian janë shënuar 9 të tillë deri më tani në 9 ndeshje të ndryshme, duke iu afruar rekordit të turneut të kaluar, ku u shënuan 11 të tillë.

Një autogol u shkaktua edhe nga Shqipëria, ai i Gjasulës me Kroacinë, por që mesfushori e korrigjoi me golin e realizuar në çastet e fundit. Sipas statistikave, 67% e autogolave janë realizuar në 2 kampionatet e fundit.

Situata të tilla ndodhin kur sulmuesit nuk bëjnë atë që duhet dhe janë kundërshtarët që zgjidhin problemin. Në 2016 u shënuan 3 autogolë, më 2012 vetëm 1, asnjë në 2008 dhe vetëm nga 1 në 2004, 2000 dhe 1996.

Tv Klan