Në një artikull në “The Bolton News”, Shqipëria renditet në mesin e 9 destinacioneve më të mira për pushime miqësore me buxhetin me fluturime nga aeroporti i Mançesterit.

“E quajtur si “Kroacia e ardhshme”, Shqipëria ndan të njëjtat brigje të Adriatikut dhe gëzon disa nga cilësitë më tërheqëse, përfshirë plazhet me rërë të bardhë, ujërat bruz rrethuar me male dhe shkëmbinj”, shkruan e përditshmja britanike.

Destinacioni i ri mesdhetar thuhet se nuk është prekur ende nga rritja e çmimeve si në Dubrovnik të Kroacisë dhe mbetet një nga vendet më të përballueshme për t’u vizituar në Evropë.

Çmimet e një ushqimi në restorant aty nisin nga 5 Paund për person.

Vendpushimet e Plazhit të Sarandës dhe Ksamilit rekomandohen si ndër më të njohurat, ku mund të shkohet jo vetëm nga Rinasi, por edhe me traget nga ishulli grek i Korfuzit, që gjithashtu ka fluturime direkte nga Mançesteri.

Tv Klan