Ai është një nga aktorët më të dashur turk, jo vetëm për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Kenan İmirzalıoğlu, aktorin që luan rolin e “Ezel” në serialin e famshëm me të njëjtin titull.

Kohët e fundit ai është përfolur se do të jetë pjesë e një seriali të ri nga platforma “Netflix”, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Emisioni “Kush do të bëhet milioner” të cilin ai e drejton në televizion është ndërprerë prej më shumë se 3 muajsh dhe gjasat që İmirzalıoğlu të kthehet në sheshxhirime janë të shumta. /tvklan.al