Asnjë lëvizje për festa. Të hapur vetëm Kosova e Maqedonia, por s’ka kërkesa

Sektori më i goditur nga pandemia në vendin tonë janë agjencitë turistike. Rruga e Durrësit, por edhe rruga Mine Peza janë pika ku ka më së shumti agjenci turistike, por shumë prej tyre kanë mbyllur qepenat pasi nuk kanë punë.

Sipas drejtuesit të një prej agjencive më të mëdha turistike në vend, Besnik Vathi, humbjet shkojnë mbi 200 mijë euro, po ashtu edhe shkurtimet e vendeve të punës. 

Në dy muajit e fundit situata është bërë edhe më e vështirë. Sipas Vathit për festat e Nëntorit në 2019 kanë shkuar me pushime mbi 4 mijë persona, ndërsa këtë vit vetëm 40. Pavarësisht situatës, një pakicë e qytetarëve shqiptarë festat e fundvitit do t’i kalojnë jashtë vendit.

Klan Plus