Falsifikuan notat e fëmijëve, aktoret rrezikojnë deri në 20 vite burg

Posta

Falsifikuan notat e fëmijëve, aktoret rrezikojnë deri në 20 vite burg

23:30 05/04/2019

Shumë yje të Hollywoodit, u bënë pjesë e një skandali pasi falsifikuan notat e fëmijëve, në mënyrë që t’i regjistronin në universitetet më prestigjioze, si “Georgetown”, “Stanford”, “Universiteti i Kalifornisë Jugore”.

Pjesë e këtij skandali ishin dhe aktoret Lori Loughlin dhe Felicity Huffman.

Ata dolën para gjykatës dhe u njohën me akuzat, për të cilat ligji parashikon dënim nga gjobë prej 250 mijë dollarësh deri prej 20 vite burg. Çdo vendim sigurisht do të ndikojë në karrierën e tyre, por pritet që yjet e Hollywoodit të marrin masën më të lehtë.

Kjo hapësirë në ligj dhe fakti që dy aktoret mund të favorizohen ka ngjallur reagime të ashpra.  Qytetarët kërkojnë që edhe ato si gjithë të tjerët të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit.

Ndërkohë vajzat e Lori Loughlin, Olivia dhe Bella u çregjistruan nga universiteti pas këtij skandali. 19 dhe 20-vjeçarja i druheshin paragjykimeve të moshatarëve të tyre, ndaj dhe ndërprenë studimet.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi