I konsideruar politikani më seksi në botë, Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka tashmë një sozi. Ai quhet Abdul Salam Maftoon, është nga Afganistani dhe aktualisht ndodhet në mesin e tetë finalistëve e talentshow-t më popullor të vendit “Afgan Star”,

Fotot e të dyve janë shndërruar në virale në internet, teksa shanset që ai të fitojë garën e talentshow-t janë rritur me 50 përqind. Por për 29-vjeçarin kjo ka pak rendësi, e sigurt është që fama do t’i ndikojë në rritjen e kërkesave në treg për të kënduar nëpër dasma.

Deri në momentin kur pa disa prej fotove të Kryeministrit kanadez në rrjetet sociale, Maftoon as nuk ja kishte idenë kush ishte Trudeau. Ai tashmë ka vetëm një dëshirë, të takojë sozinë e tij.

Tv Klan