Familja e Avicii ka falenderuar fansat për mbështetjen dhe ngushëllimet pas vdekjes së DJ me famë botërore javën e kaluar.  

Trupi i yllit suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, u gjet në një hotel në Muskat, Oman. Familja e tij vlerësoi fansat dhe muzikantët e tjerë për ngushëllimet e tyre.

Policia në Oman ka njoftuar se nuk po e trajtojnë vdekjen e 28-vjeçarit si të dyshimtë.  

Deklarata e plotë e familjes:

“Faleminderit për të gjitha iniciativat e marra për të nderuar Tim-in, për tubimet publike, këmbanat e kishave që kumbonin muzikën e tij, homazhet në Coachella dhe momentet e heshtjes të mbajtura në mbarë botën. Jemi mirënjohës që keni respektuar privatësinë tonë në këto momente të vështira. Dëshirojmë që të vazhdojë kështu”.

/tvklan.al