Këto foto të këngëtares Halsey, kanë bërë xhiron e internetit. Fansa të shumë kanë uruar çiftin për lajmin e bukur se do të bëhen prindër.

Vënia e duarve të të dashurit të saj në barkun e këngëtares, ishte padyshim një ndër momenet më të veçanta të çiftit.

Por shtatzënia e Halsey përfundoi në pak orë, për fat të keq. Në fakt nuk është se këngëtarja abortoi fëmijën, por petullat në barkun e saj u tretën.

Paparacët kishin fiksuar momentin kur këngëtarja po ndihej shumë e fryrë, pasi siç dhe ajo shpjegoi, e kishte tepruar me ushqimin.

“Nuk jam shtatzënë. Jam alergjike ndaj glutenit. Jam fanse e madhe e petullave”, ka shkruar Halsey në një postim në Twitter, duke zbuluar edhe gjininë e “bebit”.

Klan Plus