Ngrenë 5 kërkesa ndaj qeverisë

Prodhuesit në sektorin agro-industrial të Lushnjes, por edhe Fierit, Beratit kanë protestuar sërish.

Ata kërkojnë subvencionim të produkteve bujqësore, ngritjen e laboratorëve për kryerjen e analizave, rimbursimin, shërbimin agronomik të detyruar dhe rregullimin me ligj për njohjen e dëmeve në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.

“Është e katërta herë kjo që mblidhemi dhe Ministria s’e ka vënë ujin në zjarr për asgjë. Do të vazhdojmë me protesta se s’kemi gjë në terezi. Prodho dhe hidh në kanal”.

“Nga Berati, çdo javë këtu jemi”.

“Prodho e hidh, jemi të gjithë për të marrë rrugët jo për të ndejtur këtu”.

“Qeveria të marri masa se ne po humbasim”.

Këto kërkesa i janë bërë të njohura edhe Kryeministrit nëpërmjet një letre dërguar nga Sindikata e Fermerëve të Bashkuar.

“Ishim te Ministria e Bujqësisë tha që do e zgjidhi me Ministrinë e Financës por nuk morëm asnjë përgjigje. Kemi 3 javë i kemi shkruajtur Kryeministrit. Ne jemi të vendosur të mbrojmë kërkesat tona, do përshkallëzojmë protestat deri në greva”.

Protestuesit thonë se do të reagojnë sërish deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Tv Klan